Befasi e madhe, këtë fanellë do ta bartë Dele Alli

22:01 | 27 Gusht 2022

Dele ka përfunduar huazimin e tij te skuadra turke Besiktas për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

Mesfushori 26-vjeçar transferohet në Stamboll pasi iu bashkua Bluve nga Tottenham Hotspur në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit 2022, përcjell ORAinfo.

Dele, i cili ka 37 paraqitje për Anglinë, bëri 13 paraqitje për Everton, duke përfshirë dy paraqitje zëvendësuese në Premier League këtë sezon./ORAinfo/

Komento: