Befasi e madhe nga Milani, po e transferon Marcelon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi e madhe nga Milani, po e transferon Marcelon

11:14 | 21 Qershor 2022

Marcelo transferohet te gjiganti italian, nuk është Juventus.

Marcelo transferohet në Serie A.

Mbrojtësi brazilian, Marcelo u largua nga Reali pas 15 viteve me fanellën e Los Blancos dhe karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Mediat italiane, shkruajnë se agjenti i tij ia ka ofruar shërbimet e Marcelos gjigantit italian.

Bëhet fjalë për Milanin dhe Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën afrimit të 34-vjeçarit, pasiqë do të ishte zëvendësuesi ideal i Theo Hernandez.

Milan luajti sezonin e kaluar pa zëvendësues në pozitën e Theos dhe Marcelo do të ishte përforcimi ideal.

Bisedimet mes Milanit dhe agjentit të Marcelos pritet të intensifikohen ditët në vijim dhe braziliani sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Rosonerëve këtë verë.

Komento: