Befasi e madhe: Toni Kroos te gjiganti italian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Befasi e madhe: Toni Kroos te gjiganti italian

09:19 | 26 Qershor 2022

Toni Kroos te gjiganti italian.

Mesfushori I Realit, Toni Kroos mund të largohet nga Santiago Bernabeu pas tetë viteve me fanellën e Los Blancos.

Kroos konsiderohet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, por duket se aventurës së tij te Reali I ka ardhur fundi.

Mesfushori gjerman ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 dhe ka refuzuar rinovimin, pasiqë dëshiron sfida të reja dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Sipas shkrimeve të fundit nga mediat spanjolle dhe ato italiane, Juventus synon transferimin e Toni Kroos gjatë kësaj vere.

Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë kartonin e gjermanit prej 20 milionë eurove dhe së shpejti pritet që të nisin bisedimet me Realin.

Kroos është I hapur për një transferim te Zonja e Vjetër dhe sipas të gjitha gjasave gjermani do ta vesh fanellën e Biankonerëve këtë verë.

Komento: