Disa sezone më parë, Thomas Tuchel kishte Aubameyang nën urdhrat e tij te Borussia.
Që atëherë ai e ka mbajtur nën kontroll. Tashmë që ka nevojë për një sulmues, gjermani do të donte ta kishte sërish në radhët e tij, këtë herë te Chelsea, përcjell ORAinfo.
‘Blutë’ kanë përdorur gjithashtu qasjen ndaj Barçës për të folur për De Jong për të diskutuar edhe për Aubameyang. Gjigantët katalanas do ta mirëprisnin largimin e tij.
Sipas ‘Relevo’, Chelsea ende nuk ka bërë një ofertë të fortë për FC Barcelona. Megjithatë, për shkak të kësaj qasjeje mes subjekteve, në Stamford Bridge mbretëron optimizmi.
Ky burim pretendon se për rreth 25 milionë, Aubameyang mund të largohet nga Camp Nou. Ky është çmimi që klubi ‘Cule’ ka vendosur për lojtarin gabonez./ORAinfo/