Befason Juventus, po e transferon sulmuesin veteran

12:33 | 22 Gusht 2022

Sulmuesi Arkadiusz Milik do ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Polaku do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit që tashmë ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillen, ka bërë të ditur “Foot Mercato” të hënën.

Mësohet se Miliku gjatë kësaj jave do të prezantohet te Juventusi, ekip që do të jetë i huazuar për një vit.

Për huazimin njëvjeçar të Milikut, Juventusi do të paguajë 2 milionë euro, si dhe do ta ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për tetë milionë euro.

28-vjeçari është pjesë e Marseillet prej vitit të shkuar, ndërsa në Itali karrierë ka bërë edhe te skuadra e Napolit. Këtë edicion, Miliku ka dy paraqitje në kampionatin e Francës.

Komento: