Berlusconi frikëson ekipet e Serie A, me tri transferimet qe pritet t’i bëjë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Berlusconi frikëson ekipet e Serie A, me tri transferimet qe pritet t’i bëjë

13:33 | 03 Korrik 2022

Berlusconi me synime të mëdha te Monza, Dybala, Icardi e Beloti në shënjestër

Presidenti i Monza, Silvio Berlusconi si duket ka synime të mëdha me skuadrën e sapo ngritur në Serie A.

Pasi arriti të transferoj disa futbullistë me përvojë si Alessio Cragno, Andrea Ranocchia, Andrea Carboni dhe Stefano Sensi, skuadra e Monzas po synojnë të transferojnë edhe disa prej futbollistëve ë kanë lënë gjurmë në Serie A.

Gazetari gianluca Di Marzio, ka raportuar se skuadra e Belusconit po planifikon nënshkrimet e Mauro Icardit, Paulo Dybala, dhe së fundmi është shtuar edhe Andrea Beloti, transmeton Indeksonline.

Ish futbollisti i Juventusit, Paulo Dybala, i cili është futbollistë i lirë, sipas Di Marzios është “ëndrra e pamundur” e Monzas.

Në anën tjetër CEO i Monzas, Adriano Galliani ka nisur kontaktet me Wanda Nara e cila është agjentja dhe njëherit e dashura e Mauro Icardit.

Problem në këtë transferim thuhet se është paga e lartë e futbollistit edhe pse dëshira e Berlusconit dhe Galianit është ta kenë sulmuesin argjentinas në ekip.

“Do të ishte një mundësi e shkëlqyer ta kishim atë në Monza ,” tha Berlusconi për Mediaset.

“Imagjinoni se çfarë historie do të ishte nëse ai do të shënonte kundër Interit . Ndoshta… kam besim ka thënë Galliani .”

Së fundmi, Monza po monitoron situatën e sulmuesit italian, Andre Beloti.

Kontrata e tij me Torinon ka përfunduar dhe momentalisht Beloti është futbollist i lirë.

Komento: