Big Mama me fjalë prekëse për aksidentin në autostradën Shkup–Tetovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Big Mama me fjalë prekëse për aksidentin në autostradën Shkup–Tetovë

09:04 | 14 Shkurt 2019

Big Mama është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia që me dukjen dhe zërin e veçantë qysh në fillim u bë shumë e njohur për publikun.

Por, ajo është prekur tej mase nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë.

Nga ky aksident humbën jetën 13 persona dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Në lidhje me aksidentin ka reaguar edhe këngëtarja Besjana Kasami-Big Mama, e cila ka ndarë dhimbjen bashkë me familjarët që humbën të dashurit në këtë tragjedi.

“Nuk kam fjalë për të ngushëlluar me dridhet trupi për tragjedinë që dëgjova .Ngushëllime familjareve që humbën të dashurit e tyre sot ne aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetove. Shërim te shpejt të lënduarve. Lutjet tona qofshin me familjet që u prekën nga kjo tragjedi”, ka shkruar këngëtarja.

Komento: