“Bombë” në Itali: Milik rikthehet në Serie A

14:33 | 10 Gusht 2022

Arkadiusz Milik rikthehet në Serie A.

Bomberi polak rikthehet në Serie A.

Ish-sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik është rilindur që nga transferimi i tij te Marseille.

Sulmuesi polak ka realizuar 20 gola dhe 2 asistime në 37 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar me Marseille.

Portali i njohur spanjoll Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milik mund të rikthehet në Itali gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Fichajes, Massimiliano Allegri ia ka kërkuar Arrivabenes afrimin e sulmuesit polak.

Allegri e sheh Milik si zëvendësuesin ideal të Vlahovic, ndërsa Marseille kërkon më së paku 15 milionë euro për ta lënë të lirë polakun.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Milik sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Serie A këtë verë

Komento: