“Bombë” nga Spanja: Real Madrid me ofertë të ‘çmendur’ për Tonalin

09:58 | 22 Gusht 2022

Një yll dhe 40 milionë euro: Sandro Tonali largohet nga Milani.

Oferta joshëse ka arritur, Sandro Tonali largohet nga San Siro?

Sandro Tonali konsiderohet si njëri nga mesfushorët më të mirë italian për momentin.

22-vjeçari u shpall kampion në Serie A me Milanin sezonin e kaluar dhe falë paraqitjeve mbreslënëse vlera e tij në treg është trefishuar.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Carlo Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Tonalit.

Tonali pëlqehet shumë nga Ancelotti dhe Los Blancos kanë gati madje ofertën për Milanin.

Reali është i gatshëm tia ofrojë Milanit kartonin e Marco Asensios dhe 40 milionë euro në këmbim të Tonalit.

Asensio është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë, por Rosonerët nuk e kanë ndërmend ta shesin Tonalin këtë verë dhe Maldini do ta refuzojë ofertën e Realit.

Komento: