Bundesliga ia bën këtë nderë Milot Rashicës

23:07 | 07 Tetor 2019

Milot Rashica e ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në dy ndeshjet e radhës.

Futbollisti i Kosovës me t’u rikthyer nga lëndimi, shfaqi potencialin e tij të plotë duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit në Bundesliga për Ëerder Bremenin.

Momentalisht, 23-vjeçari ndodhet në Kosovë, ku pritet të luajë në miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe eliminatoren ndaj Malit të Zi, ndeshje të cilat zhvillohen në Prishtinë.

Rashica në fund të edicionit të kaluar ishte shpallur futbollisti më i mirë i vitit te skuadra gjermane Ëerder Bremeni.

Ai është treguar pothuajse vendimtar në të gjitha ndeshjet e skuadrës elitare edicionin e kaluar.

Por, në fitoren 3:0 ndaj Augsburgut në shkurt të këtij viti, Rashica kishte shënuar njërin prej golave më të mirë në karrierë.

Pasi kishte shmangur mbrojtësin kundërshtar, Rashica kishte arritur ta linte pa shpresë portierin kundërshtar.

Golin në fjalë të Rashicës tashmë e ka kujtuar edhe faqja e Bundesligës në “Instagram”, duke shkruar:

“Ëoë. Çfarë veprimi ‘solo’ nga Milot Rashica”.

Ndryshe, Kosova më 10 tetor përballet me Gjibraltarin, kurse katër ditë më vonë e pret Malin e Zi.

https://www.instagram.com/p/B3U4Y_UH22c/

Komento: