Cavani – Barcelona, lajm bombë nga Spanja

14:55 | 26 Nëntor 2021

Barcelona në negociata për Cavanin

Sulmuesi Edinson Cavani ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit. “Fichajes” ka raportuar të premten se Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Manchester Unitedin për Cavanin.

Bëhet e ditur se Cavani po shihet si opsion i mirë për repartin e sulmit dhe uruguaiani është i gatshëm të largohet nga Unitedi.

Cavani këtë sezon ka regjistruar vetëm 270 minuta lojë te ekipi anglez me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Barça është e gatshme t’i ofrojë kontratë Cavanit deri në fund të këtij sezoni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

34-vjeçari iu bashkua Unitedit vitin e shkuar si lojtar i lirë kurse ka luajtur edhe te PSG-ja e Napoli. Ai ka një gol në tetë paraqitje këtë edicion.

Komento: