Cavani largohet nga Manchester United – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Cavani largohet nga Manchester United

12:28 | 23 Maj 2022

Sulmuesi uruguaian Edinson Cavani mbrëmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me Manchester United.

Cavani tashmë zyrtarisht do të largohet nga ‘Old Trafford’.

Pas dy viteve me ‘Djajtë e Kuq’, uruguaiani do t`i ndajë rrugët me ekipin nga Mançesteri.

Ai u transferua te United nga Paris Saint Germain në tetor të vitit 2020.

Sulmuesi fillimisht në sezonin e tij të parë në ‘Old Trafford’ kishte një performancë të mirë, por ishte sezoni i dytë që nuk po arrinte ta gjente vetën në formacionin startues.

Andaj, ai i ka dhënë fund kohë së tij te Man United, këtë e ka konfirmuar edhe vet klubi.

Uruguaiani është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt vendlindjes si dhe në Spanjë.

Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i tij.

Komento: