‘Çdo ditë e kam Shen Valentin’, Gëzimja publikon dhuratën e ëmbël qe mori nga burri i saj

21:18 | 06 Shkurt 2022

Ajo është personazhi më i përfolur aktualisht.

Gëzime Hamzaj, është reja e këngëtares së njohur, Remzie Osmanit.

Ajo që kur është bërë pjesë e asaj familje, vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.

Pas martesës me Hamzën, Gëzimja nuk humbi shumë kohë dhe u bë nënë e një vajze të mrekullueshme që e quajti, Emma.

Së bashku me bashkëshortin e saj dhe vajzën Gëzimja me fotot e saj mundohet të tregojë se sa të lumtur janë si familje.

E së fundmi për ta bërë të lumtur atë, Hazma burri i saj i ka bërë një dhuratë Gëzimes. Ajo është parë me një tufë me lule, ku duket tejet e gëzuar./ORAinfo/

Komento: