Çfarë ka Donaldi? Qëndron vetëm dhe i thelluar në mendime

17:07 | 03 Shkurt 2022

Donaldi i thelluar në mendime qëndron vetëm.

Ai po qëndron i vetmuar ditën e sotme.

Banori i shtëpisë së famshme “Big Brother VIP”, Donald Veshaj është njëri nga të nominuarit për këtë javë, shkruan lajmi.

Duke e ditur se është afër finalja, kjo gjë mbase dhe mund ta shtyjë atë në mendime se si do përfundoi loja.

Në një video të publikuar, ai shihet duke qëndruar i vetëm në oborrin e shtëpisë teksa edhe konsumon një cigare.

Aty i bashkohet, Monika e cila edhe i dhuron puthje në të dyja faqet.

Kujtojmë se, Donaldi, Arjola, Einxhel dhe Beniada janë të nominuara për këtë javë.

Komento: