Chelsea arrin marrëveshje me lojtarin e Interit

18:33 | 19 Gusht 2022

Chelsea, ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit italian Cesare Casadei nga Interi në një marrëveshje të përhershme.

19-vjeçari, i cili ende nuk ka luajtur një minutë futboll për të seniorët, bëri përshtypje në Kampionatin Evropian U-19 të kësaj vere përballë Carney Chukwuemeka të Anglisë, i cili iu bashkua Chelseat për rreth 20 milionë funte më herët këtë dritare, përcjell ORAinfo.

Casadei tani ka ndjekur shembullin, duke vënë në letër një kontratë gjashtëvjeçare në një marrëveshje që 90min e kupton se vlen 15 milionë euro fillestare, plus 5 milionë euro të tjera shtesë./ORAinfo/

Komento: