Chelsea dhe Man Utd, në “luftë” për yllin Juventusit

15:17 | 20 Qershor 2022

Chelsea, thuhet se po përgatitet të luftojë Manchester United për nënshkrimin e mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Jorginho dhe N’Golo Kante janë të dy jashtë kontratës në Stamford Bridge qershorin e ardhshëm dhe ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tyre në javët e fundit, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, Ruben Loftus-Cheek mund të largohet nga Blutë këtë verë mes interesimit nga një numër klubesh të Serie A.

E ardhmja e Rabiot ka qenë temë e spekulimeve kohët e fundit, me Man United që besohet se dëshiron ta sjellë atë në Premier League gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Megjithatë, sipas L’Equipe, ka interes edhe nga Chelsea, me blutë të gatshëm të eksplorojnë mundësinë e nënshkrimit të francezit në tregun aktual./ORAinfo/

Komento: