Chelsea godet në cak, arrin marrëveshja me super lojtarin brazilian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea godet në cak, arrin marrëveshja me super lojtarin brazilian

21:13 | 28 Qershor 2022

Arrihet marrëveshja mes Chelseat dhe Leedsit për Raphinhan, Romano zbulon detajet

Zhvillime të reja ka ndodhur sa i përket të ardhmes së Raphinhas.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja e plotë mes Chelseat dhe Leeds Unitedit.

Leedsi ka pranuar ofertën rreth 60/65 milionë funte – përfshirë edhe bonuset, teksa pjesa kryesore e shumës thuhet se duhet paguar menjëherë.

Pas marrëveshjes mes klubeve, tani duhet pritur edhe vendimi përfundimtar nga Raphinha.

Bisedimet janë duke vazhduar edhe me lojtarin mbi kushtet dhe kontratën personale.

Për 25-vjeçarin interesim kishin shprehur edhe Barcelona e Arsenali, por duket se “Blutë” e Londrës kanë fituar garën.

Komento: