Chelsea i dërgon ofertë zyrtare Barcelonës për Aubameyang

19:14 | 23 Gusht 2022

Në orët e fundit, lajmet për të ardhmen e Aubameyang kanë qenë për një marrëveshje të mundshme mes Barcelonës dhe Chelseat për 22 milionë euro plus pesë milionë euro në variabla.

Megjithatë, oferta e vetme zyrtare që ka marrë Barcelona ishte mëngjesi i së martës, përcjell ORAinfo.

Pedro Morata, gazetari i ‘Cope’, theksoi se skuadra angleze ka dërguar një propozim në Camp Nou prej 15 milionë eurosh fikse plus të tjera, të cilat nuk i specifikon, si bonus.

Më tej, burimi shton se, nëse shitja konfirmohet, do të ishte çelësi përfundimtar për regjistrimin e Jules Koundé në La Liga.

Deri më tani, nuk dihet nëse kjo ofertë tërhiqet në Barcelonë apo nëse do të refuzohet në orët e ardhshme. Ajo që është e qartë është se blutë bënë tentativën e parë për Aubameyang./ORAinfo/

Komento: