Chelsea po ‘blindon’ yllin e klubit

20:29 | 05 Tetor 2019

Ylli i Chelseas, Willian duket se e ka shumë të vështirë që të largohet nga klubi.

Chelsea pritet të fillojnë bisedimet për rinovimin e kontratës me reprezentuesin brazilian, Ëillian, raporton ‘Express’, transmeton lajmi.

Lampard është i vendosur që të mbaj lojtarin e eksperiencuar në radhët e tij, përkundër interesimit nga Barcelona dhe Juventus.

Raportimet thonë se Ëillian e dëshiron qëndrimin në ‘pjesën e kaltër’ të Londrës, ku ka kaluar gjashtë vitet e fundit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës së Chelsea.

Komento: