Chelsea shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime

23:05 | 12 Prill 2022

Chelsea me spektakël bën rikthimin e madh – shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime.

Ndeshja mes Real Madridi dhe Chelseat për 90 minuta doli të jetë shumë interesante, ku anglezët e mbyllën në epërsi me rezultat 3-1.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese ka të njëjtin rezultat 3-1 për anglezët, duke qenë gjithçka baras 4-4.

Golin e parë e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.

Chelsea nuk u ndal dhe gjeti golin e tretë fillimisht me Marco Alonson në minutën e 63-të, por që u anulua për një prekje me dorë të spanjollit.

Por edhe pas golit të anuluar anglezët ishin një nivel më lartë dhe në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon Alaban dhe Casemiron për 3-0.

Kur u duk që londinezët do të kalojnë tutje, Luka Modric dha një asistim të bukur të Rodrygo që shënoi për 3-1 në minutën e 80-të.

Ndeshja do të shkojë në vazhdime, ku të dy skuadrat do të kenë gjasa të barabarta për të kaluar tutje.

Komento: