Chelsea – Sterling, lajm bombë nga Anglia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea – Sterling, lajm bombë nga Anglia

17:24 | 26 Maj 2022

Chelsea pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Skuadra londineze tanimë ka ndërruar pronar dhe pritet të jetë aktive në tregun e transferimeve.

Presidenti i ri i klubit, Todd Boehly i ka premtuar buxhet prej 230 milionë eurove drejtuesve për ta përforcuar ekipin.

Njëri nga objektivat e mëdha të londinezëve për repartin ofensivë mbetet sulmuesi anglez Raheem Sterling.

27-vjeçari nuk është një titullar fiks re Manchester City dhe mund të largohet në verë nga kampionët e Anglisë.

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit pasi edhe Christian Pulisic do të largohet nga Stamford Bridges.

Sipas mediave angleze, kampioni në fuqi i Evropës është gati të shpenzoj 80 milionë euro për transferimin e Sterling.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Arsenal, Real Madrid e Newcastle United.

Komento: