City e do transferimin e yllit 70 milionësh

23:32 | 12 Gusht 2022

Thuhet se City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Pep Guardiola është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe ka vënë syrin te Renan Lodi i Atletico Madridit.
Sipas ‘The Telegraph’, pala spanjolle do ta shiste atë vetëm nëse do të vinte një ofertë prej 70 milionë e më shumë, përcjell ORAinfo.

Renan Lodi ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2025. Ai është i lumtur në Madrid, por e ardhmja e tij mund të jetë larg kryeqytetit spanjoll.

Sezonin e kaluar, braziliani luajti 42 ndeshje për madrilenët. Ai filloi 19 prej tyre. Ai shënoi katër gola dhe dha pesë asistime, sepse përveçse është i shkëlqyer në prapavijë, ai është edhe një mesfushor sulmues efektiv sa herë që ka mundësi. Dhe e gjithë kjo është marrë parasysh nga Pep Guardiola për ta përfshirë në listën e tij të ngushtë, ose kështu thotë ‘The Telegraph’./ORAinfo/

Komento: