City i vihet pas këtij lojtari

17:16 | 26 Gusht 2022

Manchester City raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e Archie Grey nga Leeds United, sipas The Athletic.

Mesfushori 16-vjeçar ishte vendosur të bënte debutimin e tij për klubin në mesjavën e Carabao Cup kundër Barnsley, por pasi u infektua me një virus, ai u hoq nga skuadra e ditës së ndeshjes, përcjell ORAinfo.

Dhe tani Pep Guardiola me sa duket është i prirur për të nënshkruar me të riun, megjithëse shefi i Leeds, Jesse Marsch dëshiron të mbajë lojtarin./ORAinfo/

Komento: