Lirohet nafta dhe benzina, ky është tavani i çmimeve për sot.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të mërkurën.
Vendimi përcakton se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.78 euro për litër, një cent më pak nga sa ishte dje.
Çmimi i benzinës, ndërkaq, është 1.74 euro për litër sot, dy centë më pak se dje.
Për gazin, çmimi mbetet i njëjtë, 0.78 euro.
Për 24 orët e ardhshme, kompanitë e derivateve detyrohet të punojnë me këto çmime.
Qeveria mori vendim për caktimin e përditshëm të çmimit tavan për derivatet pasi çmimet e naftës dhe benzinës prekën nivele rekord para disa javësh.