Dalin pamjet ekskluzive të mbrëmjes së Diellza Kolgecit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dalin pamjet ekskluzive të mbrëmjes së Diellza Kolgecit

17:31 | 05 Shkurt 2019

Janë publikuar pamje ekskluzive të pritjes së ëmbël të Diellza Kolgecit.

Diellza Kolgeci është emri që për shumë vite ishte tejet i përfolur në media e në publik.

Imazhe të bukura të Diellzës dhe Fisnikut nga “Baby Gender Party” Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci, së fundmi përmes një organizimi të “Baby Gender Party” ka zbuluar gjininë e foshnjes.

Diellza dhe basketbollisti i njohur kosovar, Fisnik Rugova janë në pritje të një vajze. Modelja kosovare, ekskluzivisht për rtv21 ka zbuluar disa imazhe nga organizimi i “Baby Gender Party”, të cilin e ka mbajtur me rrethin e ngushtë para dy ditësh, shkruan rtv21.

Në natën e organizimit, në të cilin është bërë edhe zbulimi i gjinisë së foshnjes, Diellza dhe Fisniku kanë shkëlqyer.

E veshur me fustan të bardhë të gjatë dhe me flokë të kapura, thjesht, Diellza duket se ka shkëlqyer në krahët e personit të saj të zemrës, Fisnikut, i cili po ashtu ishte veshur me këmishë të bardhë.

Nga imazhet e siguruara nga rtv21, çifti duket mjaft i lumtur në organizmin e “Baby Gender Party”, të organizuar për foshnjën e tyre.

Komento: