Dalin pamjet nga festa surprizë, ja çfarë organizimi u bë për vogëlushin e Almedës dhe Tolgahan

11:58 | 06 Maj 2019

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saisman janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja shqiptare dhe aktori i njohur turk e kanë quajtur djalin e tyre me emrin, Efehan, përcjell ORAinfo.

Almeda lindi në një spital privat të Stambollit.

“Djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”- ka thënë mjeku që i ndihmoi në lindje.

Vogëlushi, i cili ende nuk është bërë i njohur për fansat e dyshes, u mirëprit me një super festë të madhe që u organizua nga të afërmit.

Megjithatë pamjet e festës me lulet dhe dekorin të gjithin në ngjyrë bojëqielli, janë publikuar në Instagram, duke na dhuruar një atmosferë fantastike.

Nuk mungonin ëmbëlsirat me forma elefantësh, një simbol mbarësie për të voglin, konfetat apo tullumbacet për të mirëpritur siç duhet engjëllin e aktorit turk dhe ish-miss-it.

Komento: