Manchester United, po mendon ta ristrukturojë skuadrën.
Frenkie de Jong mbetet objektivi kryesor i Manchester United në afatin kalimtar të verës, me Manchester Evening News që raporton se një ofertë e përmirësuar është vendosur të paraqitet, përcjell ORAinfo.
Erik ten Hag është i etur për t’u ribashkuar me ish-mesfushorin e Ajax në Old Trafford, por Djajtë e Kuq ende nuk e kanë përmbushur kërkesën e Barcelonës për holandezin./ORAinfo/