De Ligtin po transferohet të gjiganti nga Premierliga

09:59 | 16 Qershor 2022

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi holandez mund ta ketë të ardhmen në Premierligë.

Dje u fol për një interesim të mundshëm të Manchester United për shërbimet e përfaqësuesit holandez.

Kjo pasi trajneri i ri i United, Erik ten Hag e do ish-futbollistin e tij tek Ajaxi në “Old Trafford”.

Mirëpo, mediumi italian “Corriere dello Sport” raporton se Chelsea tash i prin garës për qendërmbrojtësin stabil.

Futbollisti holandez po ashtu pëlqehet edhe nga gjigantët spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.

Por, më e mundshme është që e ardhmja e tij të jetë në Premierligë.

Natyrisht, Juve do ta kërkonte një shifër të lartë për kartonin e futbollistit.

Komento: