Del orari i sezonit të ri në Serie A, këto janë përballjet e xhiros së parë

14:27 | 24 Qershor 2022

Është publikuar orari i sezonit të ri të Serie A.

Sezoni 2022/23 do të fillojë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor.

Ky sezon do të jetë pak më i gjatë, për shkak se gjatë një muaji të Kampionatit Botëror mes nëntorit dhe dhjetorit, ligat evropiane do të pushojnë.

Milan do ta nisë mbrojtjen e titullit në shtëpi, ku e pret Udinesen.

Interi do të udhëtojë për t’u përballur me Leccen, kurse Juventusi takohet me Sassuolon.

Komento: