Dembele apo Raphinha, çfarë ka vendosur Barcelona? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dembele apo Raphinha, çfarë ka vendosur Barcelona?

09:49 | 08 Korrik 2022

Barcelona është duke menduar për Raphinhan e Ousmane Dembelen, por ende nuk ka vendosur zyrtarisht për njërin.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalunas ka filluar të kuptojë se do të nënshkruajë vetëm me njërin prej tyre.

Barça nuk e ka përjashtuar mundësinë për të zgjatur bashkëpunimin me Dembelen, i cili nga 30 qershori ka mbetur zyrtarisht lojtar i lirë.

Francezi për momentin nuk e ka pranuar ofertën e klubit për rinovim të kontratës, derisa Barcelona po bën përpjekje për të nënshkruar me Raphinhan.

25-vjeçari, i cili regjistroi një sezon të mirë me Leeds Unitedin në La Liga, është gjithashtu në radarin e Arsenalit dhe Chelseat.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se deri pak ditë më parë te Barcelona mbahej qëndrimi për të vazhduar me Dembelen, por edhe për të nënshkruar me Raphinhan.

Mirëpo, tani gjërat kanë ndryshuar dhe sipas mediumit spanjoll, brenda klubit të Barcelonës po flitet vetëm se për cilin duhet vendosur.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi final nga 26 herë kampionët e Spanjës.

Komento: