Depay e do me çdo kusht transferimin te gjiganti italian

11:03 | 11 Gusht 2022

Depay përshpejton transferimin e tij te Juventusi.

Memphis Depay është duke e përshpejtuar transferimin e tij te skuadra e Juventusit.
Sulmuesi nuk dëshiron që të humbasë kohë në lidhje me këtë çështje, pasi preferon të “rehatohet” në Itali para se të fillojë sezoni.

Holandezi tashmë e ka marrë seriozisht largimin nga “Camp Nou”, pasi iu kumtua lajmi që njëri në mes të tij dhe Aubameyang do duhet të lirojnë hapësirë për ardhje të reja, transmeton lajmi.

Vetë ai ditë më parë deklaroi se dëshiron të qëndrojë te katalunasit, por kjo gjë nuk iu mundësua.

Lojtari pati oferta edhe nga Anglia, por që i hodhi poshtë pasi preferon “Zonjën e Vjetër”.

Komento: