Derbi spoktakolar në mes të Chelsea dhe Tottenham përfundon pa fitues

19:33 | 14 Gusht 2022

Nuk ka fitues në derbin spoktakolar të Londrës – Chelsea dhe Tottenham ndahen baras.

Ka përfunduar derbin e Londrës në mes Chelsea – Tottenham.

2:2 është rezultati final në ndeshjen Chelsea – Tottenham.

Gjatë 90 minutave ishin ‘Blutë e Londrës’ që e dominuan ndeshjen, por në fund nuk arritën të marrin pikët e plota.

Në epërsi kaluan në minutën e 19`, kur pas një harkimi nga Marc Cucurrela, Kalidou Koulibaly shënoi një supergol.

Pas golit të avantazhit, Chelsea kishte sërish mundësinë të dyfishonin epërsinë, por nuk arritën.

Në anë tjetër edhe Tottenham ishin të rrezikshëm në disa raste.

Por, pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Chelseat.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola.

Ishin Tottenham që në minutën e 68` barazoi rezultatin me Hojbjerg.

Por, në të 77` pas një aksioni të bukur nga ‘Blutë’ shënoi Reece James, për t`i dhuruar epërsinë.

Në këtë derbi pak minuta kishte edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, pasi u inkuadrua pak pa përfunduar loja.

Kur po mendohej se gjithçka ka përfunduar ishte Harry Kane që barazoi rezultatin në 2:2.

Kështu Chelsea dhe Tottenham ndajnë pikët në xhiron e dytë.

Komento: