Dështon transferimi i këtij lojtari te Milan

20:31 | 13 Gusht 2022

AC Milan, rrezikon të humbasë nënshkrimin e sulmuesit të ri Tommaso Mancini pasi nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për kushtet, thuhet në një raport.

Tuttosport ishin ndër burimet që raportuan se Milani pritej të përdorte ndeshjen miqësore kundër Vicenza të shtunën e kaluar për të përfunduar blerjen e Mancinit në një marrëveshje që do të vlente diku në rajonin prej 2-3 milionë euro, përfshirë bonuset, përcjell ORAinfo.

MilanNews konfirmon se kuqezinjtë i kanë vënë sytë te Mancini prej disa kohësh dhe ndërsa Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk e kanë pasur problem të gjejnë një marrëveshje me klubin e Serisë C, ata nuk kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin.

Drejtuesit i kanë bërë propozimin e tyre sulmuesit, i cili megjithatë duket se nuk dëshiron ta pranojë për momentin, ndoshta edhe për shkak të numrit të klubeve të tjera që janë të interesuara./ORAinfo/

Komento: