Dështuan kundër Fiorentinas, Giampaolo ‘përjashton’ nga 11-shja startuese këta lojtarë

20:03 | 02 Tetor 2019

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, Marco Giampaolo ka vetëm një lojë për të shpëtuar punën e tij në AC Milan, pasi tifozët po bëhen të padurueshëm me taktikat e tij.

Ndeshja kundër Genova të shtunën pritet të jetë vendimtare për të ardhmën e tij në Milan.

Sky Italia raporton se ish-shefi i Sampdoria po mendon të bëjë disa ndryshime në njëmbëdhjetëshen startuese, kryesisht një në mesfushë: Biglia në vend të Bennacer, përcjell ORAinfo.

Ky i fundi kishet një paraqitje shumë të dobët kundër Fiorentinës, duke vendosur gabime dhe duke shkaktuar dy penallti.

Prandaj, menaxheri po kërkon të shtojë më shumë përvojë duke sjell në mesfush argjentinasin Biglia, i cili tashmë ka filluar dy ndeshje këtë sezon.

Me shumë mundësi, ky vendim nuk do të pritet mirë me fansat, pasi Biglia është larg nga të preferuarit.

Për më tepër, siç raportohet nga Gazzetta Dello Sport, Giampaolo mund të vendosë të fushojë një treshe sulmuese të Suso, Leao dhe Rebic, duke dërguar kështu Piatek në pankinë pasi sulmuesi polak nuk ka arritur të bëjë përshtypje. /ORAinfo/

Komento: