Diellza Kolgeci kishte folur para dy dite me Arianin, e dhimbshme çka thotë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Diellza Kolgeci kishte folur para dy dite me Arianin, e dhimbshme çka thotë

21:19 | 26 Janar 2019

Sot, si pasojë e një rreshqitje të ortekut në Brezovicë ndërroi jetë Arian Daci, Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe djali i ish-kryeparlamentarit, Nexhat Dacit.

Kjo ngjarje ka prekur shumë familjarë e miq të Dacit e shumë prej tyre edhe kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale, përcjell ORAinfo.

Një ndër ta është edhe Diellza Kolgeci e cila duket se ka pasur një miqësi me të dhe në postimin e saj në Facebook ajo ka treguar sa shumë është mërzitur kur ka dëgjuar për rastin.

“Kemi me te kujtu keshtu si ishe qe nga femijeria gjithemon i buzeqeshur dhe i qete… Rralle jemi taku por sa here jemi pa kemi fol per skijimin, kohen e qerdhes, kohen e adoleshences dhe pardje per here te fundit folem per skijimin
Shume na ke merzit…SHUME. Ngushellime familjes Daci, shokeve e shoqeve”- ka thënë Diellza./ORAinfo/

Komento: