Dikur konsiderohej shtylla e ekipit, Milan e lejon largimin e tij si lojtar i lirë!

10:04 | 16 Prill 2022

Arrihet marrëveshja, Romagnoli kalon si lojtar i lirë te skuadra tjetër nga Serie A

Alessio Romagnoli raportohet se ka arritur marrëveshje me Lazion.

Qendërmbrojtësi pritet t’i bashkohet lacialëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Calciomercato”, Romangoli do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, teksa do të fitojë afër 3 milionë euro në sezon.

27-vjeçari te skuadra nga kryeqyteti italian do të kalojë si lojtarë i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Alessio Romagnoli është pjesë e “Rossonerëve” nga viti 2015.

Italiani në “San Siro” u transferua nga Roma për 25 milionë euro.

Komento: