Distria Krasniqi fiton medaljen e artë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë

18:14 | 29 Qershor 2022

Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme.

Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ana Perez Box.

Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale me Ippon e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.

Në garë për medaljen e bronztë është Flaka Loxha, e cila do të garojë pas pak.

Komento: