Donaldi e ‘qel zemrën’, tregon se a ka të bëjë me Bora Zemanin byzylyku i zi që mban në dorë

22:11 | 10 Shkurt 2022

Donaldi tregon se a ka të bëjë me Bora Zemanin byzylyku i zi që mban në dorë.

Byzylyku i banorit të “Big Brother VIP” është komentuar shumë në media.

Kjo për faktin se edhe ish-partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani e mbante në dorë një të tillë, shkruan lajmi.net.

Dhe kështu, aludohej se ish-çifti e mbanin lidhësen e njëri-tjetrit, megjithatë Donaldi e ka demantuar këtë sot.

Ai ka biseduar me Ilirin për lidhësen duke e bërë të ditur për publikun se është i nënës së tij dhe nuk ka të bëjë me Bora Zemanin.

Ndryshe, Donaldi dhe Bora i kanë ndarë rrugët vitin e kaluar duke i dhënë fund romancës së tyre.

Komento: