Donaldi me këtë veprim do ta emocionojë Beatrixën

11:46 | 08 Shkurt 2022

Donaldi bën një veprim romantik që do ta emocionojë Trixën.

Donald dhe Trixa janë një nga çiftet më të përfolura të këtij formati.

Ani pse lidhja e tyre nuk u mirëprit nga publiku e veçanërisht nga fansat e Donaldit dhe Borës për shkak të situatës që la pezull me moderatoren, ata kanë vazhduar lidhjen pavarësisht të gjitha paragjykimeve e kryqëzimeve që iu janë bërë, shkruan lajmi.net.

Ndonëse Beatrix nuk është më pjesë e BBV, në intervistën e fundit ajo ka treguar se po e merrë malli shumë për Donaldin dhe se emocionohet shumë kur e sheh se edhe aktorit i mungon ajo.

Ndërkohë, së fundmi Donaldi ka bërë një veprim romantik ndaj Trixës që me siguri do ta emocionojë fort.

Ai ka stampuar foton e Beatrixës në bluzën e tij.

Se si do reagojë këngëtarja posa ta shohë pritet për t’u parë reagimi i saj.

Ndryshe, para pak ditësh Trixa ka publikuar këngën “Faj”, një dedikim për historinë e tyre të dashurisë.

Komento: