Dua Lipa në Brit Awards me fustan me simbole të flamurit të Kosovës

09:30 | 21 Shkurt 2019

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa ka fituar mbrëmë çmimin e parë në Brit Awards.

Dua Lipa mund të jetë krenare pasi që viti 2018 mund të konsiderohet plotësisht një vit i saj
Kosovarja arriti që të rrëmbej edhe mimin për “këngën më të mirë britanike të vitit” që ishte bashkëpunimi i saj me Calvin Harris, “One Kiss”.

E derisa në tapetin e kuq Dua defiloj me një fustan transparent ku dukej edhe gjoksi i saj, në momentin kur ajo doli për ta marrë çmimin, Dua kishte të veshur një fustan me yje ngjyrë të kaltër.

Kjo ka bërë që shumë fansa të thonë se Dua kishte të veshur një fustan që ngjasonte me flamurin e Kosovës, edhe pse nuk dihet a ishte ai fustan ide e kreatorit të Duas apo ide e këngëtares.

Komento: