Dybala dhe Icardi bashkohen te kjo skuadër në Serie A

16:20 | 02 Korrik 2022

Surpriza e korrikut: Dybala dhe Icardi së bashku në Serie A.

Kur transferimi tek Inter dukej një punë e kryer për Paulo Dybalan ka ardhur një lëvizje e papritur nga një skuadër tjetër italiane.

Skuadra e Monzas duket se ka arritur marrëveshjen për ta rikthyer Mauro Icardin në Itali por kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme e skuadrës së rikthyer në Serie A pas shumë vitesh.

Berlusconi dhe Galliani janë duke përgatitur surprizën më të madhe të kësaj vere në merkaton italiane pasi do të tentojnë transferimin e Paulo Dybalas në Monza.

Argjentinasi mund ti thotë ‘PO’ një aventure të tillë në qoftë se Berlusconi vendos ti ofrojë atij një pagë më të lartë sesa që merrte tek Zonja e Vjetër.

Komento: