Dybala- Inter, vjen lajmi i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dybala- Inter, vjen lajmi i papritur

19:16 | 25 Qershor 2022

Paulo Dybala, është një nga objektivat kryesore të Interit në këtë afat kalimtar. Megjithatë, klubi italian është në një situatë që nuk i lejon të regjistrojnë transferimin e argjentinasit.

Siç raporton ‘Sport’, bordi i ‘Nerazzurrëve’ duhet të finalizojë disa shitje lojtarësh për të lehtësuar faturën e pagave dhe kështu të mund të shpallë inkorporimin e ish-lojtarit të Juventusit, përcjell ORAinfo.

Milan Skriniar, Joaquin Correa dhe Alexis Sanchez janë tre lojtarët që ka gjasa të largohen nga Interi në këtë afat kalimtar dhe t’i lënë hapësirë argjentinasit për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, klubi milanez i ka kërkuar Dybalës që t’i japë pak më shumë kohë për të zgjidhur këtë çështje dhe të njoftojë sa më shpejt nënshkrimin e tij, pa shkelur asnjë rregull ekonomik./ORAinfo/

Komento: