
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se deri tani në varrezën masive në Jabuka janë gjetur mbetje mortore të 4 trupave.
Ai ka folur nga vendi i ngjarjes, lidhur me këtë çështje, duke shtuar se dyshohet se trupat pas ekzekutimit janë hudhur në një gropë të qyreqit.
Sveçla ka treguar se distanca mes varrezës së parë dhe të dytë është dikun rreth 900 metra dhe dyshohet se bëhet fjalë për personat e njejtë.
Ministri ka deklaruar se Kosova nuk do të ndalet deri në gjetjen e personit të fundit.
“Serbia nuk po ndryshon asgjë, dhe se tash e tri dekada ajo po punon në vazhdimësi që këto krime t’i fsheh”, tha mes tjerash ai.
Për më shumë shikone videon e plotë/GAZETA10