E ardhmja e Di Marias ende në “ajër”

14:47 | 19 Qershor 2022

Ai është njëri nga lojtarët më të përfolur.

Angel Di Maria pritet të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij javën e ardhshme, duke zgjedhur njërën nga tri klubet: Barcelonën, Juventusin apo Benfican

Anësori 34-vjeçar argjentinas nuk ka nxituar të vendosë se cilit klub do t’i bashkohet pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germain, duke dashur të bëjë zgjedhjen e duhur teksa pritet ta shijojë aventurën e tij të fundit evropiane.

Di Maria dëshiron të pensionohet në atdheun e tij me klubin Rosario, kështu që ai po kërkon vetëm një marrëveshje afatshkurtër për të mbyllur kohën e tij në Evropë.

Siç detajohet nga Corriere dello Sport, Di Maria do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij në ditët në vijim. Barcelona aktualisht është duke udhëhequr garën për të siguruar nënshkrimin e tij, por situata e tyre ekonomike do të thotë se ata nuk mund të mbyllin një marrëveshje ende.

Komento: