E ardhmja e Marcelos në “ajër” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E ardhmja e Marcelos në “ajër”

23:30 | 27 Maj 2022

Marcelo, nuk ofroi asnjë indikacion nëse do të nënshkruante një kontratë të re me Real Madridin kur u pyet për të ardhmen e tij përpara finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës.

Braziliani u ul përkrah trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp të së premtes, ndërsa portieri belg Thibaut Courtois ishte gjithashtu i pranishëm në dhomën e mediave, përcjell ORAinfo.

Ndërsa Courtois ka një të ardhme afatgjatë në Bernabeu, ende ka më shumë se katër vjet për të përfunduar kontratën e tij, marrëveshja e Marcelos me kampionët e La Liga do të përfundojë në fund të qershorit.

Ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së mbrojtësit të majtë në muajt e fundit, me sugjerime se Los Blancos po përgatiten ta lënë atë të largohet si një transferim i lirë.

34-vjeçari nuk është më zgjedhja e parë në klub për shkak të pranisë së Ferland Mendy, dhe ai ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke kontribuar me dy asistime./ORAinfo/

Komento: