“E ka marrë votën, por nuk po i formon institucionet” – Shala godet Kurtin

20:10 | 14 Korrik 2026
“e-ka-marre-voten,-por-nuk-po-i-formon-institucionet”-–-shala-godet-kurtin

Avokati dhe ish-gjyqtari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Hasan Shala, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e fajësuar për moskonstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

“Nëse qytetarët ia kanë dhënë pushtetin dhe i ka marrë votat, ai e ka për obligim t’i formojë institucionet. Kemi pasur raste edhe kur me rreth 30 për qind të votave janë formuar institucionet. Pra, Albin Kurti nuk ka vullnet për t’i themeluar institucionet”, deklaroi Shala.

Ai tha se sjellja e Kurtit tregon mungesë serioziteti në raport me përgjegjësitë që i takojnë.

“Kjo çështje tregon se ai nuk është serioz. Nuk ka pasur nevojë që Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani të shkojnë pas tij. Albin Kurti është fajtori kryesor për këtë situatë”, u shpreh Shala.

Komento: