
Zyrtari i LDK-së, Jeton Kelmendi, ka kritikuar atë që e cilësoi si përpjekje për të ndikuar te elektorati i partisë së tij, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Gazeta”.
Sipas Kelmendit, po krijohen “parametra frikësues” për një pjesë të votuesve të LDK-së.
“Derisa këta dy i kemi, kur kolliten ata, çdo gjë bëhet. Kosova është në krizë dhe këta po krijojnë parametra frikësues për një pjesë të elektoratit të LDK-së, se LDK po don me shku në PDK, se LDK po don me shku në VV. Jo, jo. Këto janë shërbime parapolitike të udhëhequra nga Dejona Mihali, e cila me çdo kusht po tenton t’ia marrë elektoratin LDK-së dhe po don ta zbehë LDK-në”, deklaroi Kelmendi.