Ish-diplomati amerikan Louis Sell: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë përbën një padrejtësi të madhe

20:10 | 14 Korrik 2026
ish-diplomati-amerikan-louis-sell:-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage-perben-nje-padrejtesi-te-madhe

Ish-diplomati amerikan Louis Sell ka komentuar procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi.

Në një intervistë për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Sell tha se, sipas vlerësimit të tij, rrethanat në të cilat po zhvillohet procesi e bëjnë atë të padrejtë.

“Mendoj se gjykimi që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të pandehurve të tjerë, në rrethanat në të cilat po zhvillohet, përbën një padrejtësi të madhe”, deklaroi Sell.

Komento: