Alvaro Morata, është i bindur se do të shijojë një sezon të mirë me Atletico Madridin pasi u shfaqën lidhjet me transferim te Manchester United.
Spanjolli është kthyer në atdheun e tij pasi kaloi dy sezone në huazim me Juventusin skuadra e Serisë A zgjodhi të mos e nënshkruante atë përgjithmonë këtë verë, duke injoruar opsionin prej 45 milionë euro që kishin për të përfunduar një transferim, përcjell ORAinfo.
Morata ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë para-sezonit, duke shënuar një hat trick kundër Juve fundjavën e kaluar dhe pritet të jetë pjesë e formacionit fillestar të Diego Simeone kur Atletico përballet me Getafen në ndeshjen e tyre hapëse në La Liga të hënën mbrëma./ORAinfo/