E konfirmon Reali, jashtë fushës edhe një lojtar

15:48 | 06 Tetor 2019

Toni Kroos është bërë lojtari i fundit i Real Madrid që pësoi një dëmtim muskulor pas fitores 4-2 të së shtunës ndaj Granada.

Mesfushori gjerman ka pësuar një dëmtim në muskul shtuesin e këmbës së tij të majtë, duke bërë që ai të zëvendësohet në minutën e 33-të të ndeshjes kundër klubit Andaluzian, përcjell ORAinfo.

Kroos është përfshirë në skuadrën e kombëtares gjermane për t’u përballur me Argjentinën dhe Estoninë këtë muaj, por tani është e sigurt që ai do të tërhiqet nga skuadra e Joachim Low./ORAinfo/

Komento: